Gashi për vrasjen e presidentit të Çamërisë: Vrasje nga dora kriminale greko-sllave

Aktuale

Gashi për vrasjen e presidentit të Çamërisë: Vrasje nga dora kriminale greko-sllave

Nga: A.M. Më: 21 korrik 2019 Në ora: 13:25
Festim Lato

Kryetari i Partisë Liberale të Kosovës, Skënder Gashi, me pikëllim e ka marrë lajmin për vrasjen e presidentit të Presidentit të Çamërisë, Festim Lato.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjarëve të gjithë kombit shqiptarë, si dhe ka thënë se “rruga dhe porosia e juaj do të vazhdoj deri në çlirimin e trojeve shqiptare”

Telegrafi i ngushëllimit të Gashit:

Me pikëllim morra lajmin e hidhur , për vrasjen e Presidentit te Çamerise Z.Festim Laho , ne Holandë nga dora kriminale greko-sllave.

Familjes Lato dhe gjithë kombit Shqiptar i shpreh ngushëllimet me te sinqerta.

Z. President Ju nuk keni vdekur, ju dhe vepra juaj jeni gjalle , 5 milion shqiptaret ne Republikën çame nuk janë te vetmuar, ne kufi me ta janë edhe 7 Milion te Kombit Shqiptar.

Rruga dhe porosia e juaj do te vazhdoj deri ne çlirimin e trojeve shqiptare qe janë copëtuar nga fuqitë e mëdha evropiane, për interesa politike e ekonomike.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për Ju dhe veprën tuaj! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat