Edi Ramës, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Hardinajt nuk iu bën përshtypje vrasja e Festim LATOS, e heshtur edhe opozita

Aktuale

Edi Ramës, Ilir Metës, Hashim Thaçit e Ramush Hardinajt nuk iu bën përshtypje vrasja e Festim LATOS, e heshtur edhe opozita

Nga: V.R Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:18
Festim Lato

Të gjithë shqiptarët janë tronditur sot nga vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, Festim Lato.

Lajmin për këtë vrasje e ka bërë të ditur shkrimtari Atdhe Geci, i cili ka publikuar  komunikatën për media, të kryeministrit të Çamërisë, Ali Aliut.

Në komunikatën për media, thuhet se i është bërë atentat, dhe shkaqet e vrasjes janë politike, shkruan "Bota sot".

Por, ky lajm duket se nuk po iu bënë përshtypje liderëve shqiptarë në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të cilët deri më tash nuk kanë reaguar.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Kryeministri në ikje Ramush Haradinaj kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, nuk e kanë parë të arsyeshme t`i drejtohen popullit për të shprehur keqardhje për vrasjen e Festim Latos. Nuk ka reaguar as Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferi e as përfaqësues të opozitës në këtë vend.

Deri më tash nuk ka pasur reagime as nga opozita në Shqipëri e as nga ajo në Kosovë.

Ndryshe, atentati ndaj Presidentit të Republikës së Çamërisë ka ndodhur në Holandë.

“Në Holandë iu bë atentat presidentit të Republikës së Çamërisë z. Festim Lato. Për atentatin e Festim Latos, sot familjen Lato në Vlorë e njoftoi Policia Holandeze. Me këtë rast Qeveria e Republikës së Çamërisë, me në krye Kryeministri Ali Aliu, është shumë e pikëlluar, dhe i shpreh ngushëllime Familjes Lato nga Vlora, miqëve dhe shkove të tij. Vrasja e Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Festim Lato është vrasje me motive politike. Festim Lato është heroi i parë i Republikës së Çamërisë. Festim Lato, dritë tu bëftë gjaku o trim! Çamëria është gjaku ynë që s´falet! Lavdi që të patëm!”, thuhet në komunikatën e Kryeministrit të Republikës së Çamërisë, Ali Aliu, shkruan "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat