Milaim Zeka: Kjo është rrena patriotike e radhës, ja për çka do të garohet në fushatë

Aktuale

Milaim Zeka: Kjo është rrena patriotike e radhës, ja për çka do të garohet në fushatë

Nga: A.ZH Më: 21 korrik 2019 Në ora: 14:39
Milaim Zeka

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës Milaim Zeka, ka thënë se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka qenë kurrë më keq se sot dhe se klasa politike e deritanishme në pushtet, ka shkatërruar këtë vend, përcjell Bota sot.

Zeka në një postim në Facebook, ka dhënë premtimet e tij, për të cilat zotohet se do të punojë për t’i realizuar ato.

Sipas tij, gjatë fushatës elektorale, do të garohet se kush më shumë e shan Serbinë dhe Gjykatën Speciale.

“Kjo është rrena patriotike e radhës, të cilën ishalla nuk e përbini”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Zekës pa ndërhyrje:

Qytetare te nderuar

Avash avash po vijme te zgjedhjet e jashtezakonshme. Kosova kurrë nuk ka qene me keq. Varferi ekstreme. Hajni ekstreme e parase publike. Nga 10 qytetare, 11 jane te pakenaqur.

Klasa politike e ketij vendi, ajo qe ka pase dhe ka qene ne pushtet, e ka shkaterru kete vend dhe e ka ndertu autostraden e ikjes jashte.

Tani, ne fushate keni me degju garen kush po e shane me shume Serbine dhe Gjykaten Speciale. Kjo eshte rrena patriotike e rradhes, te cilen ishalla nuk e perbini.
Ne si Parti Euroatlantike ju garantojme se neper rruget e Kosoves nuk do te shihni makina me shkronjen Z.

Ju garantojme se nuk do te shihni zyrtare shteti duke shku ne pune me makine zyrtare, ne kohen kur populli vuan per pune, per uje, per rryme, per spitale, per çerdhe, per shkolla normale.

Nuk do te harxhohen milionat e popullit per dreka, darka, udhetime zyrtare, e marrina te tjera.

Nuk do te lejojme qe te shkaterrohet biznesi privat, duke e rrjepur permes tvsh-se ne dogane dhe gjobave te ATK-se. S’ do te kete tvsh ne dogana, nuk do te kete gjoba nga atk-ja per biznesin e paster! Nuk do te diskriminohen me te punesuarit ne sektorin privat, te cilet jetojne si skllever. As ne Tailande nuk diskriminohen punetoret sikurse ne Kosove!

Qytetareve te Kosoves do ua zgjidhim hallet duke e ndale hajnine e parase publike dhe duke ia hape deren e investimeve diaspores me Zero taksa. Te njejten gje do ta kete kushdo qe deshiron te investoje ne Kosove, vendas e i huaj.

Keto dhe shume probleme reale te qytetareve do jene pjese e fushates tone, ndersa patriotizmin banal po ua lejme atyre qe ua kena pa “hajrin” deri me tani, e tash spo kane cka tjeter me na shit.

A munden me qene patriota ata qe per 20 vite e kane vjedhe Kosoven?!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat