Nisma Socialdemokrate mbledh kryesinë

Aktuale

Nisma Socialdemokrate mbledh kryesinë

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 17:56
Nisma Socialdemokrate

Pas zhvillimeve të fundit në vend, Nisma Socialdemokrate ka mbledhur kryesinë e saj.

Mbledhja e kryesisë, në të cilën po merr pjesë edhe kryetari i kësaj partie Fatmir Limaj, po mbahet në selinë e Nisma Socialdemokrate.

Pas përfundimit të takimit, pritet të mbahet një konferencë për media.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së, ka dhënë dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale.

Ai tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe ka ftuar që në vend të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat