Tri ditë pas dorëheqjes së Kryeministrit asnjë reagim i ambasadorëve - Bota Sot
Tri ditë pas dorëheqjes së Kryeministrit asnjë reagim i ambasadorëve

Aktuale

Tri ditë pas dorëheqjes së Kryeministrit asnjë reagim i ambasadorëve

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:05
Ramush Haradinaj

Janë bërë tre ditë që prej se Ramush Haradinaj bëri të ditur se do të heq dorë nga posti i kryeministrit. Arsyeja pse e bëri këtë është për shkak se i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte dhe nuk ka dashur të shkojë në Hagë sikur kryeministër i vendit.

Spektri politik në një mënyrë apo tjetër ka reaguar ndaj këtij lajmi.

Por ajo që vërehet është se asnjë nga të dërguarit e shteteve mike të kosovës nuk ka reagur për lajmin që tronditi opinionin e gjerë.

Ambasadori amerikan Philip Kosnett ka shkruar sot në llogarinë e tij në Tëitter vetëm për vazhdim të dialogut me Serbinë. Kosnett nuk e ka përmendur direkt dorëheqjen e Haradinajt e as ftesën që e ka marrë nga Haga. Ai ka thënë se tani është koha për bisedime. Një reagim të shkurtër për largimin e kryeministrit e kanë bërë punëdhënësit e tij në Ëashington.

Departmenti i Shtetit e ka mirëpritur faktin që Haradinaj ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë.

Kosnett reagimin e tij e ka bërë me një postim ku flitet për 50 vjetorin e zbarkimit në Hënë.

Ndërkohë ende asnjë reagim nu ka ardhur nga ambasadorët e shteteve që e përkrahin fuqishëm Kosovën sikur Gjermania, Britania e Madhe apo Franca.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...