Cilat janë univeristetet që u hapën nga fushata elektorale e Hashim Thaçit? - Bota Sot
Cilat janë univeristetet që u hapën nga fushata elektorale e Hashim Thaçit?

Aktuale

Cilat janë univeristetet që u hapën nga fushata elektorale e Hashim Thaçit?

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 20:30
Hashim Thaçi

Dy universitete publike ishin premtuar nga Presidenti i tanishëm, Hashim Thaçi, dy muaj para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të vitit 2010 dhe një universitet publik tjetër një vit para këtyre zgjedhjeve. Të gjitha këto universitete ishin hapur dhe kanë funksionar deri më sot. Të gjithat u mbyllen  të hënën duke mos u është vazhduar akreditimi.

Universitetit të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit nuk u është vazhduar akreditimi nga Agjencia e Kosovës për Akreditim më saktësisht nga Këshilli Shtetëror për Cilësi në vendimin që morën para disa ditësh. Një ndër arsyet për një vendim të tillë ishte sepse ekspertët ndërkombëtare bënë gjetje se rreth 53 për qind e deklaratës së misionit të Universitetit “Isa Boletini” ishte kopjuar në mënyrë identike nga një tjetër universitet publike të Kosovës.

Pjesa tjetër e deklaratës së misionit të Universitetit është manipuluar me sinonime, thuhet në raportin e përpiluar nga dy ekspertët e angazhuar nga AKA, të cilin e ka siguruar Insajderi.

“Deklarata e misionit të UMIB-it është 53% identike (e kopjuar, sipas mjetit të krahasimit të fjalëve në Microsoft) me deklaratën e misionit të një universiteti tjetër publik në Kosovë, ndërsa pjesa më e madhe e fjalëve të mbetura janë sinonime”, thuhet në raportin e AKA-s për Universitetin e Mitrovicës.

Po ashtu, në vizitën inspektuese që ekspertet e angazhuara nga AKA kanë bërë në Universitetin e Mitrovicës më 9 dhe 10 prill, është gjetur se ka mangësi në rekrutimin e personelit administrativ dhe akademik.

Shumica e të punësuarve në këtë universitet publik, sipas raportit, nuk kanë përshkrim të punës.

Për këtë arsye, Ekipi i Ekspertëve të AKA-s rekomandon universitetin “të sigurojë që të gjitha kualifikimet e personelit të përmbushin përshkrimin e tyre të punës”.

“Universiteti nuk ka hapësira rekreative, kafene, objekte sportive, shërbime mjekësore dhe nuk ofron strehim për studentët e saj”, thuhet në raportin e Ekipit të Ekspertëve”.

Kurse Universiteti i Prizrenit në të cilin sot asnjë studentë nuk do të mund të regjistrohet në të, ishte iniciuar nga Hashim Thaçi. Për të ai kishte folu më 11 tetor të vitit 2009.

Nën shoqërimin e Enver Hoxhajt që atëherë mbante postin e ministri të Arsimit të Kosovës, Thaçi kishte premtuar hapjen e Universitetit të Prizrenit. I entuziazmuar kishte mbetur një tjetër anëtar i PDK-së  që mbante post të lartë.

Ekspertët në Universitetin Publik të Prizrenti kanë bërë gjetje regjistrimin në të zezën dhe biblioteka boshe janë vetëm dy nga çështjet kryesore që kanë quar në mos akreditimin e Universitetit të Prizrenit, Ukshin Hoti. Gjashtë ekspertë ndërkombëtar, Stephen Adem, Magdalena Platis, Kristina Tonnison, Peeter Normak, Johannes Falterbaum dhe Mihai Adrian Vilcea, janë aktivizuar që ta monitorojnë punën e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në raportin e këtyre ekspertëve të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, i rekomandohet universitetit që ta rishikojë planin strategjik. Përveç kësaj ata kanë kërkuar nga universiteti që të ketë në konsideratë edhe burimet financiare të fakultetit.

Të gjitha këto universitete të hapura në kohë fushate të Hashim Thaçit janë mbyllur  të hënën nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë, me vendimin për mos t’iu vazhduar akreditimet, Universitetit të Pejës, Mitrovicës Prizrenit.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë prapaskenat e krijimit të këtyre universiteteve publike.Prapaskenat e funksionimit të universiteteve private. Do të zbulohen dokumente të pa para më herëtnga publiku. Do të flasin ata që i drejtojnë këto institucione dhe ata që paralajmëruan shumë herët për krimet që po ndodhnin në arsim. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...