Komisioni për Arsim mblidhet për të diskutuar rreth vendimeve te KSHC-së - Bota Sot
Komisioni për Arsim mblidhet për të diskutuar rreth vendimeve te KSHC-së

Aktuale

Komisioni për Arsim mblidhet për të diskutuar rreth vendimeve te KSHC-së

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 07:02
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi mblidhet për të diskutuar lidhur me situatën e krijuar pas Vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. 

Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë, Universitetit "Ukshin Hoti" dhe Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë. 

Ky veprim i ndërmarrë ngjalli reagime të mënjëhershme nga krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Haradinaj, të cilat dëshmuan ndërhyrjen dhe presionin në sistemin e arsimit. 

Këshilli Shtetëror të Cilësisë ka bërë të ditur së këto universitete nuk do të mbyllen, por do t’i nënshtrohen sërish procesit të ri-akreditimit institucional.

Vendimet e KShC-së janë në funksion të garantimit të cilësisë në arsim dhe mbrojtjes së familjeve dhe fëmijëve të tyre nga programe/institucione me cilësi të kontestueshme dhe larg standardeve evropiane. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...