Sindikalistët e “Trepçës” kërcënojnë me greva - Bota Sot
Sindikalistët e “Trepçës” kërcënojnë me greva

Aktuale

Sindikalistët e “Trepçës” kërcënojnë me greva

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 08:28
Ilustrim

Kryesindikalisti i “Trepçës” Shyqyri Sadiku nuk përjashton grevat e punëtorëve të “Trepçës” nëse gjendja financiare nuk përmirësohet, ndërsa drejtori menaxhues i “Trepçës” Basri Ibrahimi thekson se bojkoti dhe grevat nuk çojnë askund. Tahiri thotë se gjendja është vështirësuar edhe nga ata që thërrisnin dhe vazhdojnë të thërrasin për bojkot dhe greva, shkruan sot gazeta Zëri.

Punëtorët e “Trepçës” kanë marrë pagat e qershorit me 20 ditë vonesë, ndonëse në muajt e fundit ata asnjëherë nuk i kanë marrë pagat me rregull. Rreth 15 ditë është dashur të pritet që të shitet një sasi e koncentratit sa për t’i siguruar pagat për muajin qershor dhe kjo gjendje duket se do të zgjasë edhe për një kohë, pasi që punët në gjigantin ekonomik kosovar ende nuk janë vendosur në binarë.

Shumëkush në “Trepçë” kishte besuar se me emërimin e drejtorit menaxhues (deri më tani kombinati është menaxhuar me ushtrues detyre të drejtorit) gjendja do të përmirësohet, sidomos ajo financiare. “Trepça” ka borxhe të mëdha, të cilat nuk ka mundur t’i shlyejë, por të paktën pagat e punëtorëve u janë dhënë pa vonesa.

Edhe prodhimi në “Trepçë” është në rënie të vazhdueshme dhe kjo ka bërë që vështirësitë financiare të thellohen, ndërkohë Bordi Mbikëqyrës i “Trepçës” nuk ka mundur të bëjë më shumë që problemet financiare të zgjidhen.

Për vonesën e pagave muajt e kaluar ishte dashur edhe intervenimi i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ku pagat e mbetura ishin paguar. Në “Trepçë” thonë se po punohet pa ndërprerë, por megjithatë gjendja vazhdon të jetë e njëjtë.

Basri Ibrahimi, drejtor menaxhues i “Trepçës”, ka pranuar se ka pasur problem me pagat, pasi që siç ka thënë ai “prodhimi në muajt paraprakë nuk ka qenë i mjaftueshëm”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...