Limaj: Vendimi i GjND-së, ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Limaj: Vendimi i GjND-së, ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Limaj: Vendimi i GjND-së, ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2019 Në ora: 11:29
Fatmir Limaj

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, lidhur me vendimi e 22 korrikut të vitit 2010, kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës, ka shkruar se vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Postimi në Facebook:

Sot bëhen 9 vjet kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë legjitimoi pavarësinë e Kosovës të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Vendimi i 22 korrikut të vitit 2010 mbetet ndër sukseset më të mëdha të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke i vulosur kështu përpjekjet dhe aspiratat tona shekullore për Republikën e Kosovës.
Në anën tjetër, vendimi i GJND-së ishte goditja më e madhe për kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugë Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...