Ish-komandanti i UÇK-së që ndjehet krenar që se votoi Gjykatën Speciale, ja kush është - Bota Sot
Ish-komandanti i UÇK-së që ndjehet krenar që se votoi Gjykatën Speciale, ja kush është

Aktuale

Ish-komandanti i UÇK-së që ndjehet krenar që se votoi Gjykatën Speciale, ja kush është

Nga: N.Sh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:12
Gjykata Speciale

Ish – komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, thotë se ndihet krenar që nuk e ka votuar Gjykatën Speciale dhe që nuk ka pranuar të poshtëroj UÇK-në.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale është instrument për shantazhimin e krerëve të shtetit për t’i shtyrë përpara skenarët e rrezikshëm për vendin.

Ja postimi i plotë:

Ndihem shumë krenarë që se kam votuar Gjykatën Speciale dhe s'kam pranuar ta poshtëroj UÇK-në, popullin dhe vendin tim.

Themelimi i Gjykatës Speciale në rrafshin politik është instrument për shantazhimin e krerëve të shtetit për t'i shtyrë përpara skenarët e rrezikshëm për vendin.

JO ndarjes së Kosovës, JO Republikë Serbe në Kosovë.

Kosova është një dhe e pandashme. Askush nuk mund ta nënshtrojë vendin tonë të larë me gjak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...