Hoxhaj: Nëntë vjet më parë, GJND njohu legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës - Bota Sot
Hoxhaj: Nëntë vjet më parë, GJND njohu legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Hoxhaj: Nëntë vjet më parë, GJND njohu legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 12:43
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë njohu legjitimitetin e pavarësisë së Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se vendimi i GJND-së, ka konfirmuar të drejtën e shtetndërtimit si dhe sovranitetin e integritetin e shtetit tonë.

Ai ka thënë se nëntë vjet më pas, Kosova ka vendosur para saj rrugën drejt integrimit euroatlantik bashkë me institucionet e saj.

Në fund të shkrimit, ai ka thënë se duhet të jemi krenarë për rrugën e bërë deri sot, duke shtuar se duhet të ketë edhe vëmendje për sfidat që janë përpara.

Sot janë bërë nëntë vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte dhënë vendim se pavarësia e Kosovës është legjitime dhe se nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...