Profesori i Parisit me akuza të rënda ndaj Thaçit: Rrëzoi vendimin historik për Kosovën - Bota Sot
Profesori i Parisit me akuza të rënda ndaj Thaçit: Rrëzoi vendimin historik për Kosovën

Aktuale

Profesori i Parisit me akuza të rënda ndaj Thaçit: Rrëzoi vendimin historik për Kosovën

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:12
Nezir Kraki

Ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka thënë se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ia konfirmoi Kosovës të drejtën për shtet dhe se për këtë u bind edhe bota.

Por, ai ka thënë se me vendimin e GJND-së nuk u binden pushtetarët e Kosovës, të cilët sipas tij, në krye me Hashim Thaçin, “kontrabanduan bisedimet tekniko-politike që çuan në rrëzimin e atij vendimi historik”, përcjell Bota sot.

Kraki ka theksuar se falë kësaj, Kosova u rikthye në çështje të hapur, derisa Serbia u konsolidua si në rajon ashtu edhe në botë.

“Në korrik 1999 Kosova ishte viktima e vetme. Në korrik 2019 Serbia është viktima ose e « shkelura padrejtësisht » e kësaj historie. Ky sukses nuk do kishte qenë kurrë i mundur pa përpjekjet destruktive të Hashim Thaçit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Ai më tej ka thënë se dialogu pa strategji dhe idetë për dëmshpërblimin e Serbisë e kanë tejkaluar çdo parashikim të diplomacisë serbe.

Sipas Krakit, vendimi i GJND- së, është pjesërisht invalid dhe do rrëzohej definitivisht nëse nuk dilet nga cikli i zhbërjes.

Reagimi i Krakit:

Vendimin e GJND-së e rrëzuam ne

Po, vendimi i GJND-së e konfirmoi të drejtën e Kosovës për shtet, dmth Kosovën e pavarur si çështje të kryer.

Bota konstatoi dhe u bind se ashtu ishte. Aletatët tanë u mobilizuan për ta konfirmuar Kosovën edhe tek ata që s’e pranonin.

Të vetmit që s’u bindën me vendimin e GJND-së ishin pushtetarët e Kosovës të cilët në krye me Thaçin kontrabanduan bisedime tekniko-politike që çuan në rrëzimin e atij vendimi historikNdërkohë, edhe bota nisi të dyshonte në Kosovën shtet dhe në vendimin e GJND-së. Pranimi i Kosovës nga shtete tjera u bllokua e madje disa njohje edhe u tërhoqën. Kosova u rikthye në çështje të hapur derisa Serbia u konsolidua si në rajon ashtu edhe në botë.

Në korrik 1999 Kosova ishte viktima e vetme. Në korrik 2019 Serbia është viktima ose e « shkelura padrejtësisht » e kësaj historie. Ky sukses nuk do kishte qenë kurrë i mundur pa përpjekjet destruktive të Hashim Thaçit. Dialogu pa strategji dhe idetë për dëmshpërblimin e Serbisë e kanë tejkaluar çdo parashikim të diplomacisë serbe. As fashisti më i çmendur në Beograd nuk kishte shpresuar në vitin 2010 që Serbia do dukej legjitime në pretendime të reja ndaj Kosovës në vitin 2019.
Meritat i kemi ne me bandat tona.

Për këto arsye, vendimi i GJND- së sipas meje është pjesërisht invalid dhe do rrëzohej definitivisht nëse nuk dalim nga cikli i zhbërjes.

Dhe për të njëjtat arsye, nuk guxojmë ta gënjejmë veten sot dhe të bëjmë sikur asgjë s’ka ndodhë nga viti 2010.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...