Edita Tahiri: Vendimi i GjND-së, fitore historike e Kosovës e cila e mposhti Serbinë në planin ndërkombëtar - Bota Sot
Edita Tahiri: Vendimi i GjND-së, fitore historike e Kosovës e cila e mposhti Serbinë në planin ndërkombëtar

Aktuale

Edita Tahiri: Vendimi i GjND-së, fitore historike e Kosovës e cila e mposhti Serbinë në planin ndërkombëtar

Nga: A.SH Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:17
Edita Tahiri

Ish-negociatroja për bisedime Kosovë-Serbi, Edita Tahiri përmes një postimi ka shkruar se, sot bëhen 9 vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi që vërtetoi se Pavarësia e Kosovës dhe kufijtë e saj janë legale dhe legjitime.

Postimi në Facebook:

Sot 9 vjet nga vendimi i Gjykates Nderkombetare per Drejtesi
qe vertetoi se pavaresia e Kosoves dhe kufijte e saje jane legale dhe legjitime. Kjo ishte nje tjeter fitore historike e Kosoves e cila e mposhti Serbine ne planin nderkombetar. Nje tjeter fitore ishte vendosja e kufirit ndershteteror mes Kosoves dhe Serbise ne dialogun e Brukselit ne vitin 2011. I dhame vulen kombetare dhe nderkomebtare shtetiit tone Kosoves, pas 100 vjet lufte dhe sakrificash biblike te shqiptareve. Pas gjithe ketyre fitoreve kolosale, si guxuan disa zera te flasin per prekjen e kufijve te Kosoves? A nuk e menduan keta kufij dhe ky shtet jane te shenjte per neve dhe ato i mbrojme cdo here me te gjitha mjetet. Ne jo vetem mposhtem keto ide te rrezikshme qe u shfaqen koheve te fundit, por do ti mposhtim cdo here dhe ne cdo rethane. 🇦🇱🇽🇰

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...