Pacolli: Vendimi i GJND-së vulosi legjitimitetin e pavarësisë - Bota Sot
Pacolli: Vendimi i GJND-së vulosi legjitimitetin e pavarësisë

Aktuale

Pacolli: Vendimi i GJND-së vulosi legjitimitetin e pavarësisë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 13:25
Behgjet Pacolli

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, në 9-vjetorin e vendimit të GJND-së tha se i njëjti e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Pacolli shtoi se ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë.

“Nëntë vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si institucioni kryesor i Kombeve të Bashkuara për të zgjidhur kontestet në mes shteteve, nëpërmjet vendimit të saj e vulosi legjitimitetin dhe subjektivitetin ndërkombëtarë të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës nga përfaqësuesit e popullit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Ky vendim ishte një e arritur historike për shtetin e ri dhe një mesazh i fuqishëm për të shuar zërin e kundërshtarëve të pavarësisë”, deklaroi Pacolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...