Deputeti i LDK-së: Nëse të tjerët bëjnë koalicione parazgjedhore, na imponohet të shkojmë me VV-në - Bota Sot
Deputeti i LDK-së: Nëse të tjerët bëjnë koalicione parazgjedhore, na imponohet të shkojmë me VV-në

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Nëse të tjerët bëjnë koalicione parazgjedhore, na imponohet të shkojmë me VV-në

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:05
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka bërë të ditur, se mundësia për një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen nuk është diskutuar ende në strukturat e partisë.

Mirëpo, Avdyli thotë që mendimi i tij personal sa i përket kësaj çështje është se nëse partitë e tjera bëjnë koalicione parazgjedhore, atëherë një gjë e tillë imponohet edhe në LDK.

“Normalisht kjo ende nuk është diskutuar në strukturat e partisë, është herët, por mendimi im personal është që nëse partitë e tjera bëjnë koalicione parazgjedhore neve na imponohet të punojmë në këtë drejtim. Pra, nëse formohet një PAN i ri, na imponohet një koalicion me Vetëvendosjen”, ka thënë Avdyli.

Ndërsa, për atë nëse LDK do të pranoj një kryeministër nga Vetëvendosje, Avdyli thotë se më me rëndësi është ndryshimi.

“Kjo akoma nuk është diskutuar, është herët, por më e rëndësishme është se çka po dojmë me u bë me Kosovën, kjo tema se kush të bëhet Kryeministër është e kotë, ne duhet të ja fusim në kokë njëri-tjetrit se a duam të bëjmë ndryshimin në vend, ta nxjerrim Kosovën nga një humnerë të cilën e kanë fut qeveria e deritanishme, si në aspektin financiar, politik e marrëdhënie ndërkombëtare, e në këtë drejtim na duhet më shumë të punojmë se sa për emra, na duhet një përafrim programi, pasi kemi dallime konceptuale sikur për shtetin e Kosovës, në këtë drejtim duhet të përafrohemi e pastaj të gjendet një konsensus për emra të përveçëm”, ka thënë Avdyli.

E nëse arrihet një marrëveshje e tillë, atëherë Avdyli thotë se janë të gatshëm që të bashkohen me Vetëvendosjen, por jo vetëm për një mandat.

“Jemi të gatshëm për bashkëpunim më afatgjatë me Vetëvendosjen, nëse është e nevojshme edhe për dy mandate apo më shumë, të rregullohet dëmi që është shkaktuar, si në aspektin e papunësisë, dialogut, ikjen e të rinjve e shumë gjëra tjera që kjo qeveri nuk i ka kry si duhet, pasi ka qenë një koalicion jo parimor e me ndërskamca. Nëse LDK është partner qeverisës, ne e kemi dëshmuar që jemi të drejtë e nuk bëjmë gjëra të tilla”, ka deklaruar Avdyli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...