“Luj, Halil, luj”, Mazrekaj ironizon me Matoshin: Çka i duhet kryeministrit një këshilltar tallava?

Aktuale

“Luj, Halil, luj”, Mazrekaj ironizon me Matoshin: Çka i duhet kryeministrit një këshilltar tallava?

Nga: G.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 17:48
Halil Matoshi

Botuesi i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhevdet Mazrekaj, ka publikuar një fotografi të Halil Matoshit, këshilltarit të kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj, të cilin e ka quajtur këshilltar tallava.

Në foton e publikuar nga Mazrekaj në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi shihet teksa vallëzon mbi një tavolinë, në një aheng, në një tavolinë të bukës me ushqim, ku është më këpucë, të cilat nuk i ka zbathur, shkruan Bota sot.

Mazrekaj ka pyetur se çka i duhet kryeministrit një këshilltar që ka përkrahur tezat e Millosheviqit, i cili deklaronte vazhdimisht se shqiptarët janë turq, ka kërkuar publikisht që busti i Skënderbeut të hiqet nga Sheshi Nëna Terezë, predikon fuqishëm idenë e kombit kosovar kundrejt kombit shqiptar dhe k.a nostalgji për Turqinë dhe dikur kishte kërkuar edhe një konfederatë islamike me Turqinë.

Më poshtë postimi i plotë në Facebook i Xhevdet Mazrekaj:

Këshilltari tallava i kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinaj!

Miq, a mund të më tregoni se çka i duhet kryeministrit një këshilltar që:

Nën 1. Ka përkrahur tezat e Millosheviqit, i cili deklaronte vazhdimisht se shqiptarët janë turq

Nën 2. Ka kërkuar publikisht që busti i Skënderbeut të hiqet nga Sheshi Nëna Terezë

Nën 3. Predikon fuqishëm idenë e kombit kosovar kundrejt kombit shqiptar

Nën. 4 Ka nostalgji për Turqinë dhe dikur kishte kërkuar edhe një konfederatë islamike me Turqinë

PS: Nostalgjinë dhe dëshirën për “turqizmin” e Kosovës e ka shfaqur edhe në fotografinë që po e shihni.

Luj Halil, Luj...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat