Daçiq akuzon Kosovën për mos zbatim të marrëveshjes së Brukselit

Aktuale

Daçiq akuzon Kosovën për mos zbatim të marrëveshjes së Brukselit

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 18:09
Daçiq

Evropa me sa duket nuk arriti të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, tha sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se nënshkroi këtë marrëveshje dhe se Beogradi qëndron pranë kësaj marrëveshjeje të Brukselit, teksa akuzoi  Prishtinën zyrtare se ‘nuk po mendon për zbatimin e saj’.

"Ne do të shohim se si do të vazhdojë situata. Prishtina nuk mendon në përgjithësi për ta zbatuar atë. Se ku çon kjo dhe se si do të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të dialogut, mbetet të shihet, pasi në këtë moment dialogu është në koma dhe nëse do të ringjallet, kjo ende nuk dihet," tha Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat