“Mjeshtëri madh i çuçek-it, Halili, vallëzon si një flutur dhe pickon si një grenzë”

Aktuale

“Mjeshtëri madh i çuçek-it, Halili, vallëzon si një flutur dhe pickon si një grenzë”

Nga: G.B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:00
Halil Matoshi

Opinionisti Aurel Dasareti, ka reaguar pas fotos së publikuar, ku këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshit, shihet mbi një tavolinë me ushqim duke vallëzuar në një aheng, përcjell Bota sot.

Përmes një shkrimi dërguar në “Bota sot”, ai e ka quajtur Matoshin mjeshtër të madh të çuçekut, që vallëzon si një flutur dhe pickon si një grenzë.

Ai po ashtu ka thënë se atij i duket e shëndetshme të vallëzojë në tryezë kohë pas kohe, sidomos kur u uron rrugë të mbarë për në Hagë ata që i ka këshilluar si ta udhëheqin Kosovën.

Shkrimi i tij i plotë:

Halil Anadolli hidhet e përdridhet mbi tryezë duke vallëzuar çuçek. Mjeshtërisë së tij në tallava vallëzim do t`ia kishin zili të gjitha rospitë e të dy gjinive. Halili vallëzon si një flutur dhe pickon si një grenzë. Mendon se është e shëndetshme të kërcej në tryezë kohë pas kohe. Sidomos kur u uron rrugë të mbarë për në Hagë atyre që i ka këshilluar si e qysh të qëndisin politikën dhe udhëheqin Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat