Albin Kurti: Vazhdojnë anëtarësimet e reja në Vetëvendosje - Bota Sot
Albin Kurti: Vazhdojnë anëtarësimet e reja në Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti: Vazhdojnë anëtarësimet e reja në Vetëvendosje

Nga: V.R Më: 22 korrik 2019 Në ora: 20:42
Albin Kurti, Mytaher Haskuka, Arbër Rexhaj

 

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur për anëtarësimet e reja në Vetëvendosje, shkruan “Bota sot”.

Ai, së bashku me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën dhe deputetin Arbër Rexhaj, kanë mirëpritur inkuadrimet e reja në Vetëvendosje.

Postimi plotë i Kurtit:

Dje, së bashku me Kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën dhe deputetin Arbër Rexhaj mirëpritëm anëtarësimin në Lëvizje të doktorit të shkencave pyjore, Ylli Kortoçit.

 

Ylli ka kryer studimet e nivelit Bachelor në ''Universitetin Bujqësor të Tiranës'' në Fakultetin e Shkencave Pyjore, si inxhinier pyjesh, e më pas edhe në atë të Agrobiznesit në Fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobiznesit në Tiranë, ndërkaq studimet e doktoratës i ka kryer në Viterbo të Italisë në fushën e menaxhimin të pyjeve dhe mjedisit. Ylli aktualisht është i angazhuar si profesor në Universitetin ''Ukshin Hoti'' në Prizren.

 

Me profesionistë si Ylli, me përgatitje të duhur e me vullnet politik, të cilët përditë e më shumë po i afrohen Lëvizjes, jo vetëm që do të forcojmë Lëvizjen, por dija dhe integriteti i tyre do të ndihmojë fuqishëm qeverisjen e re të drejtë dhe me nder në Republikën e Kosovës.

Ekspertët nga secila qeverisje janë thirrur vetëm për të justifikuar gabimet e pushtetarëve, por me qeverinë e re të drejtuar nga Lëvizja, ata do të angazhohen në fushat e tyre, për projekte të drejta dhe që rrisin mirëqenien publike. Me Lëvizjen eksperti është qytetari i përgatitur dhe profesionisti i vetëdijshëm që i shërben interesave të popullit dhe jo roboti e servili që justifikon gabimet e partisë dhe ndjek interesat e ngushta klanore.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...