Haradinaj e konfirmon: Nesër udhëtoj për në Hagë

Aktuale

Haradinaj e konfirmon: Nesër udhëtoj për në Hagë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:06
Ramush Haradinaj

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar në emisionin Pressing në T7 se të martën do të udhëtojë për në Hagë

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’;u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënë në Pressing.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat