Haradinaj: Taksën nuk e bëra për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë - Bota Sot
Haradinaj: Taksën nuk e bëra për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë

Aktuale

Haradinaj: Taksën nuk e bëra për inat të Edit, Hashimit apo Kadrisë

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:12
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj, Kryeministër në largim i Kosovës, ka thënë se nuk e ka vendosur taksën ndaj produketeve Serbe për inat të askujt, por e ka bërë që ta shpëtojë Kosovën prej ndarjes

Haradinaj ka theksuar se mbajtja e taksës nuk ka ardhur si inat ndaj dikujt, por si përgjegjësi e tij për ta mbrojtur vendin nga ndarja dhe Dodik Republika.

“Unë jam i detyruar ta mbroj tërësinë territoriale të Kosovës, pra nuk e kam prej qejfit as prej arrogancës, jam i detyruar ta mbroj Kosovën si agjendë. Unë taksën nuk e kam tregti me Serbinë, taksën e kam me shpëtu prej ndarjes ose prej Dodik Republikës. Nuk i kam mbajtë këto qëndrime për inat të Edit, apo dikujt tjetër, kujdo qoftë, ose të Hashimit apo Kadrisë. Unë besoj se po e hjekën taksën, e ke qelë derën për njërin prej dy çmimeve, unë besoj se po e mbajtëm taksën si i ka hije, si zotni, unik, ato dyja nuk janë më temë, e jep tregun për njohje. Kaq e thjeshtë është, kujt i kam borxh në këtë rast që i shërbej këtij besimi?”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing në T7.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...