Korab Sejdiu ngreh Alarmin: Forcat e errëta politike, të gatshme për ta keqpërdorur krizën institucionale

Aktuale

Korab Sejdiu ngreh Alarmin: Forcat e errëta politike, të gatshme për ta keqpërdorur krizën institucionale

Nga: V.R Më: 22 korrik 2019 Në ora: 21:28
Korab Sejdiu

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, në një intervistë ekskluzive për Bota sot, ndër të tjera, ka thënë se, pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, opsioni i vetëm për vendin është shkuarja në zgjedhje.

“Bota sot”: A shkon vendi në zgjedhje të reja pas dorëheqjes së Haradinajt, apo ka opsione të tjera siç është zëvendësimi i kryeministrit, gjë e cila ka filluar të përmendet mjaft aktualisht?

Korab Sejdiu: E vërteta është se ekzistojnë mundësi kushtetuese që të mos shkohet në zgjedhje. Mirëpo, pavarësisht mundësive të tjera kushtetuese, opsioni i vetëm që mbetet legjitim në rrethanat e krijuara është shkuarja në zgjedhje. Vetëm shpresoj që të mos kemi ndonjë lojë politike ku krijohet ndonjë krizë institucionale, ku nuk themelohet ndonjë Qeveri e re, por edhe nuk shpërbëhet Kuvendit me 2/3 e deputetëve, duke krijuar ndonjë ngërç edhe më të madh institucional, i cili pastaj mund të keqpërdorët nga forcat e errëta të skenës sonë politike.

 

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat