Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë - Bota Sot
Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Aktuale

Shtyhet fluturimi i Haradinajt për në Hagë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 07:31
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Fluturimi i Kryeministrit në dorëheqje Ramush Haradinjat për në Hagë, është shtyrë për disa orë.

“Ju njoftojmë se fluturimi me të cilin ka pasur të udhëtojë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj për në Hagë, është shtyrë për disa orë, për shkak të vonesave të kompanisë së fluturimeve “Austrian Airlines”, thuhet në komunikatë.

Haradinaj mbërrin në aeroport – niset në ora 12 e 30 në Hagë me fluturim drejt Vjenës

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj para pak minutave ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Nga aty, Haradinaj pritet që brenda pak minutave të niset për në Hagë, aty ku pritet që të intervistohet si I dyshuar  në Gjykatën Speciale.

Haradinaj do të udhëtojë në orën 12:30 për në Vjenë.

Ja kur niset Ramush Haradinaj për në Hagë

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, pritet që rreth orës 12:00 të mesditës së sotme të marrë rrugën për në Hagë për t’iu përgjigjur ftesës së Gjykatës Speciale.

Këtë e kanë bërë të ditur burime brenda zyrës së kryeministrit në dorëheqje Haradinaj.

Ndërkaq, është duke qëndruar në Aeroportin e Prishtinës.

Për dallim nga Haradinaj, i pari i këshillit kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë në orët e hershme të mëngjesit.

Haradinaj sot udhëton për në Hagë

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të niset për në Hagë. Atje Haradinaj do të intervistohet nga Gjykata Speciale

Këtë e ka konfirmuar vetë Haradinaj të hënën në T7.

“Po, nesër udhëtoj për në Hagë”, ka thënë Haradinaj të hënën.

Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.

Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i Kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.

“Kur shkon kryetari i Qeverisë, e bartë nocionin, rrezikohet nocioni i sovranitetit. E krijojmë një precedant të keq kur shefi i Qeverisë së shtetit është i dorëzuar diku, unë nuk ia kam bërë këtë Kosovës. Nuk është se unë iu iki përgjegjësive, por ‘skam dashur ta çoj Kosovën para hetuesve, e kam çu Ramushin. Nuk e çoj Kryeministrin, as Kosovën para hetuesve, ashtu si ka pasë me i ndodhë Kosovës do të ishte një precedant, një model i keq i shtetit, do të ishte një dëshmi që ne jemi të prekshëm”, ka thënë Haradinaj të hënën.

Kryeministri në këtë intervistë ka folur edhe për ditën kur i kishte ardhur ftesa për të shkuar në Gjykatën Speciale në Hagë si i dyshuar.

“Disa ditë më përpara ka fillu komunikimi me dhomat e posaçme dhe i kam prit zyrtarët e tyre këtu”, ka treguar Haradinaj.

“Por konfirmimi i protokollit për shkuarje për intervistim në Hagë është bërë të premten, ditën e dorëheqjes”, ka thënë Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...