Ish truproja i Presidentit Rugova zbulon lidhjet e tij me vëllezërit Geci

Aktuale

Ish truproja i Presidentit Rugova zbulon lidhjet e tij me vëllezërit Geci

Nga: H.O. Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:11
Adnan Merovci, vellezerit Geci

Ish truproja i Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci në një postim të tij në Facebook ka shkruar rreth shtatë vëllezërve Geci nga Llausha e Skenderajt dhe raportet e tyre me Presidentin Rugova. Poashtu edhe si krahë i fuqishëm i Komandantit Adem Jashari që nga ditët e para.

Postimi i plotë:

Kohë më parë gjatë bashkëbisedimit me 7 Vëllëzërit GECI për librin: "Thanë për Presidentin RUGOVA"!
*********************
7 Vëllezërit GECI!
Të parët na mësuan se nga familja fillon bërthama e popullit, kombit!
Duke e poseduar, duke e afirmuar, duke e respektuar familjen, posedojmë, afirmojmë dhe respektojmë kombin tonë!
Për individ thuhet se vjen nga një “familje e madhe”, “familje me themel” që dmth se ai njeri ka rrënjë dhe është element dinjitoz i kombit të vet!
Kur 7 individë jo rastësisht janë vëllezër të një nëne e një babe dhe të gjyshërve e stërgjyshërve Bajraktar nga Drenica e Kosovës dhe kur këta janë: Halili, Fadili, Ganiu, Haxhia, Nebihu, Nehati dhe Esati me mbiemër GECI nga Llausha e Drenicës, atëherë këtu ndalojmë pak!
Ndalojmë sepse familja e njohur e 7 Vëllezërve GECI tashmë ka tejkaluar dimenzionet e një familjeje të zakonshme duke u cilësuar si intstitucion kombëtar, patriotik, intelektual dhe moral!
Nisur nga veprimtaria patriotike e stërgjyshërve dhe epiteti i Bajraktarëve pa bajraktarizëm, 7 Vëllezërit GECI vazhduan shtegut të trasuar nga të parët e tyre. Le t’i kujtojmë fundvitet e ’80-ta dhe fillimvitet e ’90-ta të shekullit të kaluar, ku 7 Vëllezërit ishin aty ku duhej, në përkrahje të lëvizjes aktive paqësore të udhëhequr nga Presidenti Historik, Ibrahim RUGOVA dhe për të vazhduar kështu, duke qenë edhe për krah të luftës së drejtë të armatosur të udhëhequr nga komandanti Legjendar, Adem JASHARI që nga ditët e para.
Ata qëndruan denjësisht pranë Presidentit RUGOVA.
Pas luftës dhe fillimit të shtet-ndërtimit kjo familje vazhdoi me kontributet e saja të pazëvendësueshme duke qenë edhe nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga ana e Gani GECIT - deputet.
Familja e 7 Vëllezërve GECI, sot njihet si institucion meritor referues për shembull të devotshmërisë patriotike dhe kombëtare.
7 Vëllezërit GECI sot punojnë dhe jetojnë duke kontribuar edhe në rritjen e ekonomisë dhe papunësisë, duke udhëhequr dhe zhvilluar një biznes prodhues në Kosovë.
Së fundmi, familja e 7 Vëllezërve GECI është rritur dhe fëmijët dhe nipërit e tyre sot kanë përparuar në aspektin e ngritjeve të tyre akademike duke shkolluar dhe patur në gjirin e tyre ekspert të lëmive të ndryshme.
Dhjetor 2017 (Adnan MEROVCI)!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat