90 për qind e kabineteve në FSHMN, jofunksionale qe gati dy javë - Bota Sot
90 për qind e kabineteve në FSHMN, jofunksionale qe gati dy javë

Aktuale

90 për qind e kabineteve në FSHMN, jofunksionale qe gati dy javë

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 08:37
Foto

Tahir Arbneshi, dekan i FSHMN-së, ka thënë se dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në këtë fakultet janë shumë të mëdha. Ai ka thënë se bashkë me stafin kanë ndërmarrë të gjitha masat, të cilat kanë qenë brenda kompetencave të tyre.

Departamenti i Matematikës dhe ai i Gjeografisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) tashmë gati dy javë janë jashtë funksionit për shkak të dëmeve që kanë sjellë reshjet e shiut.

E për 8 ditë në këtë fakultet si pasojë e reshjeve nuk ka pasur as energji elektrike.

Tahir Arbneshi, dekan i FSHMN-së, ka thënë se dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut në këtë fakultet janë shumë të mëdha.

Ai ka thënë se bashkë me stafin kanë ndërmarrë të gjitha masat, të cilat kanë qenë brenda kompetencave të tyre.

“Dëmet e shkretuara nga depërtimi i reshjeve të shiut janë relativisht të mëdha, si në inventar, ashtu edhe në hapësirat punuese. Komplet kati i fundit, ku ndodhet Departamenti i Matematikës dhe ai i Gjeografisë (ana nga rruga “Eqrem Çabej”) ka dalë jashtë funksionit, sallat e mësimit, kabinetet dhe laboratorët janë të papërdorshëm. Stafi e ka të pamundur të zhvillojë aktivitetet normale në hapësirat e departamenteve të sipërpërmendura”, ka thënë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...