Historia e dhimbshme e të mbijetuarit nga Masakra e Dubravës: Ka nëntë plagë dhe jeton akoma - Bota Sot
Historia e dhimbshme e të mbijetuarit nga Masakra e Dubravës: Ka nëntë plagë dhe jeton akoma

Aktuale

Historia e dhimbshme e të mbijetuarit nga Masakra e Dubravës: Ka nëntë plagë dhe jeton akoma

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 09:50
Fatmir Kokollari

Masakra e burgut të Dubravës është njëra ndër masakrat më të mëdha që ka ndodhur në luftën e fundit të Kosovës. Kjo masakër u krye ndaj të burgosurve në maj të vitit 1999.

Ky krim ishte i planifikuar nga forcat e pushtetit serb në burgun e Dubravës. Ky burg i sigurisë së lartë, gjatë luftës së fundit në Kosovë përdoret edhe nga forcat policore, ushtarake e paramilitare të Serbisë.

Brenda këtij burgu 20 vite më parë janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Njëri ndër të plagosurit ka qenë edhe Fatmir Kokollari nga fshati Savrovë të Komunës së Suharekës.

Në një dokumentar ish i burgosuri politik tregon se me 22 maj të 1999 në ditën e masakrës, ai ka marrë 9 plagë, pas sulmeve që ushtria serbe kishin bërë ndaj të burgosurve me armë automatike dhe me bomba dore.

Kokollari tregon se pasi kishte marrë 9 plagë është transportuar për në Prishtinë nga burgu i Dubravës që të shërohet, mirëpo aty është torturuar edhe më shumë.

“Në spitalin e Prishtinës, policët, vetëm më kanë torturuar më shumë dhe ashtu me 9 plagë ata përsëri më kanë goditur. Para se të hyja në sallë të operacionit një polic më ka grushtuar dhe aty i kam humbur ndjenjat”, ka thënë ish i burgosuri politik, në një dokumentar.

Në bazë të raportit të mjekëve, Fatmir Kokollari kishte plagë eksplozive të kofshës dhe trup i huaj metalik në kofshën e djathtë, plagë eksplozive dhe trup i huaj metalik në ije djathtas. Thyerje e hapur e shkallës së dytë e dorës së djathtë sipër nyjës me dëmtim të nervit radial dhe ulnar për shkak të plagës eksplozive.

Më poshtë mund të shihni edhe dokumentarin ku disa të mbijetuar dhe Fatmir Kokollari tregojnë se si ka ndodhur Masakra e Dubravës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...