Haradinaj tregon pse qau gjatë dorëheqjes: Kam kaluar nëpër momente të rënda, ftesa ma ka këputë konopin - Bota Sot
Haradinaj tregon pse qau gjatë dorëheqjes: Kam kaluar nëpër momente të rënda, ftesa ma ka këputë konopin

Aktuale

Haradinaj tregon pse qau gjatë dorëheqjes: Kam kaluar nëpër momente të rënda, ftesa ma ka këputë konopin

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:33
Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj të premten ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës.

Në konferencë për shtyp, Hardinaj me lot në sy tha se po largohet nga posti i kryeministrit për të mos njollosur vendin, dhe mbi të gjitha për të dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.

E në një intervistë për “Pressing”, mbrëmë Haradinaj foli edhe për lotët e largimit.

Haradinaj u shpreh se e tradhtuan emocionet ngase ka qenë shumë i mërzitur për sfidat në të cilat është dashur të kalojë tërë këto vite.

“Më erdhi shumë inati për mosunitetin tonë. Ne mundemi lehtë me dalë fitues si Kosovë. Jam i mërzitur se kam kalu nëpër shumë momente të rënda. Ftesa më ka këput konopin. Kam qenë në konop që një vjet, nëpër të gjitha që kemi kaluar si Kosovë”, është shprehur ndër të tjera Haradinaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...