Paralajmërohet thirrja e Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Aktuale

Paralajmërohet thirrja e Thaçit dhe Veselit nga Gjykata Speciale

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2019 Në ora: 11:24
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Pas shumë ftesave që kanë ardhë në Kosovë për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ndër ta është ftuar edhe Ramush Haradinaj pritet që të ftohen edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kreu i Kuvendit, Ramush Haradinaj.

Opinionisti dhe analisti politik Fadil Lepaja pohon se, personalitetet publike të cilat thirren në burime ndërkombëtare kanë thënë se edhe presidenti dhe kryeparlamentari do të thirren në Hagë.

Sipas Lepajës mbetët dilemë se a do të dhënë dorëheqje apo do të shkojnë si zyrtarë të lartë të shtetit në Hagë.

“Personalitete publike të cilat thirren në burime ndërkombëtare thonë se edhe presidenti dhe krye parlamentari së shpejti do të thirren në Hagë.

Është kjo reale apo vetëm dëshirë e tyre mbetet të shihet, sidoqoftë nëse kjo vërtetohet, mbetet dilemë morale dhe ligjore se a duhet të japin dorëheqje apo të shkojnë atje si zyrtarët më të lartë të shtetit?”, shkruan Lepaja në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat