Kujt po i thotë Anita kështu: Nëse ata do të shkonin në proces gjyqësor do të bëheshin grimca

Aktuale

Kujt po i thotë Anita kështu: Nëse ata do të shkonin në proces gjyqësor do të bëheshin grimca

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:21
Ramush dhe Anita Haradinaj

Bashkëshortja e kryeministrit në dorëheqje, Anita Muçaj ka shkruar përmes Facebook-ut pas ftesës për në Hagë të Ramush Haradinaj se përballë tij ka persona që ndihen të vegjël. Pa përmendur emra, ajo ka thënë se nëse do të shkonin në ndonjë proces gjyqësor do të shëndërroheshin në grimca.

Anita Muçaj tha se konsistenca dhe stabiliteti, vendimarrja dhe besimi i tij në parime janë ato që e identifikojnë më së miri Ramush Haradinaj.

“Nëse ata do të shkonin një herë në ndonjë proces gjyqësor do të shëndrroheshin në grimca dhe këtu është fatkeqësia dhe nuk ka gjë më të keqe se zemërligësia. Ti gjithmonë e ke dhe e kishe një popull mbrapa, të mbeshtetën dje dhe sot, kjo është fuqia më e madhe që një lider mund ta ketë”, shkroi ajo.

Bashkëshortja e kryeministrit në largim beson në pafajsinë e Harainaj.

“Edhe sot edhe gjithmonë ti do jesh fitimtar sepse besove dhe beson në dicka më madhore, ti beson në nder e dinjitet. Të tjerët le të besojnë në pushtet! Të presim me Hanën, Gjinin dhe Trimin bashkë me t’gjithë fëmijët e Kosovës që do rriten duke mos u ndier inferior!!!”, ka shkruar Anita.

Fluturimi I Haradinjat është shtyrë për disa orë për shkak të vonesave të kompanisë me të cilën do të udhëtojë kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat