Flasin nga Gjykata Speciale: Tregojnë se në çfarë cilësie e ftuan Haradinajn dhe ish-ushtarët e UÇK’së

Aktuale

Flasin nga Gjykata Speciale: Tregojnë se në çfarë cilësie e ftuan Haradinajn dhe ish-ushtarët e UÇK’së

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 13:41
Ramush Haradinaj

Shumë ushtarë, komandantë të UÇK’së dhe personalitete të larta të Kosovës janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, madje disa edhe si të dyshuar për krime lufte.

Gjykata Speciale po fton të gjithë ata që ishin pjesë e UÇK’së, së fundi nuk u kursye as ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vazhduar tek Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi, zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe Shukri Buja, ish kryetar i Lipjanit dhe ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Nerodimes.

Në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale nuk po tregohen se si janë ftuar këta të fundit, nga Haga thonë se Prokuroria e Specializuar nuk ofron informata për hetimin për arsye profesionale, ligjore dhe etike.

“ZPS-ja, ndër të tjera, ka autoritetin të kërkojë praninë dhe marrjen në pyetje të të dyshuarve, viktimave dhe dëshmitarëve, të mbledhë dhe të shqyrtojë informacionet dhe provat dhe të marrë vendime për fillimin, si dhe vazhdimin ose përfundimin e procedimeve penale”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Ndërkaq, i pari që kishte marrë ftesën për t’u paraqitur para prokurorëve të Speciales ka qenë komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa-Remi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat