Presidenti Thaçi uron kryeministrin Jonhson: Britania partner strategjik

Aktuale

Presidenti Thaçi uron kryeministrin Jonhson: Britania partner strategjik

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:09
hashim Thaçi dhe Boris Johnson

Presindeti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar liderin e Partisë Konservatore, Boris Johnson me rastin e zgjedhje kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ai tutje shkruan se, mirëpret vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona.

Postimi në Facebook:

Boris Johnson është zgjedhur sot lider i ri i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i ardhshëm i Britanisë së Madhe. Në emër të popullit të Kosovës uroj mikun tim Johnson, popullin britanik dhe mirëpres vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona. Britania e Madhe është partner strategjik, derisa miqësia jonë është e përhershme. HTH

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat