Fillon revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike - Bota Sot
Fillon revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike

Aktuale

Fillon revitalizimi rreth lokacionit historik të varrezave hebraike

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:03
Foto

Zyra e Bashkësisë Evropiane (BE), Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Komuna e Prishtinës, si dhe partnerët e projektit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Cultural Heritage without Borders dhe përfaqësues të komunitetit, filluan sot punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri.

Këto varreza datojnë nga shekulli i 19-të kur komuniteti hebraik në Prishtinë numëronte rreth 1,500 anëtarë. Ky lokacion historic është i përfshirë në listën e vendeve të trashëgimisë kulturore të mbrojtura nga qeveria e Kosovës.

Punimet që do t’i implementojë projekti do të përfshijnë rehabilitimn e zonave rreth varrezave si dhe krijimin e një sheshi të vogël për aktivitete fetare në mënyrë që anëtarët e familjeve, pasardhësit dhe të tjerë të interesuar ta kenë qasjen sa më të lehtë. Vizitorët do të kenë mundësinë të lexojnë mbi historinë hebraike në Kosovë dhe në mënyrë specifike mbi historinë e këtij lokacioni në panelet që do të vendosen aty.

Ky lokacion që do të restaurohet është njëri nga 18 sosh në tërë Kosovën si urat e Terëzive dhe Tabakut në Gjakovë, kisha e Shën Nikollës në Janjevë, kisha ortodokse e Shën Nikolla Tutic në Prizren, që do të rehabilitohen përmes projektit Dialogu Ndër-komunitar Gjithëpërfshirës për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të financuar nga Instrumenti i BE-së për Paqe dhe Stabilitet (IcSP / BE) dhe implementuar nga UNDP.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...