Djali i Shaban Manajt kërkon zbardhjen e vrasjes e babit

Aktuale

Djali i Shaban Manajt kërkon zbardhjen e vrasjes e babit

Nga: A.M. Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:00
19 vjetori i vrasjes së Heroi të Kosovës, Shaban Manaj

Sot, më Istog është shënuar në 19 vjetori i vrasjes së Heroi të Kosovës, Shaban Manaj, e organizuar nën patronatin e Kryetarit të kësaj komune, Haki Rugova.

Djali i tij, Shkëmb Manaj në një postimi në Facebook, ka shkruar se “drejtësia e vonuar duhet të triumfojë me qëllim që të zbardhen vrasjet me motive politike, si kjo e kryefamiljarit tone”.

Postimi i plotë:

Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Istogut, njëherit kryetar i Degës dhe Nënkryetar i LDK-së z. Haki Rugova, në 19 vjetorin e vrasjes, sot u përkujtua Heroi i Kosovës, Shaban Manaj, themelues dhe kryetar i parë i LDK-së në Istog!

Kryetari i Komunës, z. Rugova, Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Akad. Kujtim Shala,deputetë, përfaqësues të Komunave, bashkëveprimtar të babes dhe qytetarë të Istogut, nderuan dhe kujtuan jetën dhe veprën e Shaban Manajt, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Drejtësia e vonuar duhet të triumfojë me qëllim që të zbardhen vrasjet me motive politike, si kjo e kryefamiljarit tonë.

Në emër të familjes Manaj ju falënderojmë dhe ju jemi shumë mirënjohes që sot ishit me Ne, fizikisht dhe me mendje e zemër në këtë ditë kujtimi !

Image
 
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat