Vdekja e 42 vjeçarit në Prishtinë, Besnik Tahiri ngushëllon dhe e kujton mikun e tij - Bota Sot
Vdekja e 42 vjeçarit në Prishtinë, Besnik Tahiri ngushëllon dhe e kujton mikun e tij

Aktuale

Vdekja e 42 vjeçarit në Prishtinë, Besnik Tahiri ngushëllon dhe e kujton mikun e tij

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 18:02
Besnik Tahiri dhe Fehë Gashi

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, ka ngushëlluar për vdekjen e Fehë Gashit nga Prishtina, i cili vdiq sot, sipas familjarëve në gjumë për shkak të një sulmi kardiak.

Tahiri shkruan se Gashin e ka pasur mik të fëmijërisë, të cilin do ta kujtojë të buzëqeshur dhe me sens të veçantë humori.

Lamtumira e fundit Gashit do t’i jepet nesër.

Ngushëllimi i plotë i tij:

I pikëlluar dhe i tronditur për lajmin e vdekjes së hershme të shokut të fëmijërisë, Fehë Gashi.

Fehën përherë do ta kujtoj të buzëqeshur, me një sens të veçantë humori, të dashur për shoqërinë, ballëhapur dhe faqebardhë para secilit prej nesh. Feha, asnjëherë nuk mërziste të tjerët, ai me punën e njerzillakun e tij përherë sillte emocion të sinqertë.

Vdekja e hershme është humbje, jo vetëm për familjen, por buzëqeshja e tij dhe dashuria do t’iu mungojë të gjithëve.

I njoftoj të gjithë që lamtumira e fundit për Fehë Gashin. do të bëhet nesër, e mërkurë në ora 18:00 në varrezat e fshatit Doberdol të Podujevës.

Bali Fehë lamtumirë, ti përherë do të mbetesh në kujtesën time si vëlla e shok i vërtetë.

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Me datë 23.07.2019 rreth orës 10:50 h, Prishtine (L.Dardania) në banesën e tij nga familjarët është gjetur i vdekur personi F.G., 1977. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar njësia e Urgjencës Prishtinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Lidhur me veprimet është njoftuar Prokurori kujdestar dhe Njësia e Hetimeve Rajonale”, ka thënë Krasniqi.

Gashi ishte biznismen i njohur, ai ishte pronar i dyqaneve të tekstilit “Charlie”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...