“Dorëheqja e Haradinajt ka qenë e domosdoshme juridikisht”

Aktuale

“Dorëheqja e Haradinajt ka qenë e domosdoshme juridikisht”

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 19:46
Ramush Haradinaj

Juristi Besnik Berisha duke komentuar implikimet juridike pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit ka thënë se kjo edhe juridikisht ka qenë e domosdoshme.

“Vendimi i Ramush Haradinajt për të dhënë dorëheqje pas ftesës nga Gjykata Speciale ka qenë veprimin i mençur politikisht, i cili për momentin e bën një viktimë për herë të dytë që e lë postin për t’u përballur me drejtësinë ndërkombëtare”.

“Dorëheqja e tij juridikisht ka qenë e domosdoshme. Ai do të mund të kishte shkuar edhe me postin e kryeministrit, por kredibiliteti i institucioneve të Kosovës do të ishte zero”.

“Përgjigja e ftesës tashmë është ligjor, në të kundërtën kushdo që e injoron mund të paraburgoset deri në pritje të çështjes së përfundimit të hetimit të tij, eventualisht akuzimit”.

“Kemi një verë të nxehtë që mundësi të shoqërohet nga një vjeshtë po ashtu e nxehtë dhe me një dimër shumë të ftohtë – e them këtë për shkak se mund të ketë me persona të akuzuar dhe pse jo edhe më të paraburgosur nëse dyshon prokurori apo gjykata për një masë sigurie”.

“Dhomat e Specializuara filluan me një ritëm të vogël, për këtë arsye edhe një pjesë e qytetarëve filloi ta humbë shpresën sepse e menduan si gjykatat e tjera. Por të gjitha gabimet që kanë ndodhë në të kaluerën, i kanë sanuar dhe kanë marrë mësim nga ato”.

“Haradinaj dhe secili tjetër që janë thirrur për intervistë kanë të drejtën të mësojnë edhe emrin e palëve të dëmtuara që janë paraqitur. Kanë të drejtën të marrin vesh edhe emrat e dëshmitarëve apo nofkën e tyre, si dhe deklaratat”.

“Dhomat e Specializuara tanimë janë aktive. Kur janë krijuar ato do të duhej të kishte goxha shumë prova. Ato nuk janë krijuar për asnjë individ të caktuar. Potencialisht ata që merren në pyetje mund të jenë që nga presidenti i shtetit e deri te të tjerët”.

Krasniqi në Info Magazine ka thënë se edhe kryeministri në dorëheqje është ftuar edhe për motive politike.

“Do të isha naiv nëse besoj që edhe prokuroria nuk është instrument i dikujt. Si në drejtësi e Kosovës, Amerikës dhe kudo në botë ndodh kjo, veçse varet instrumenti se sa përdorë atë. Haradinaj është targetuar edhe për motive të tjera që kanë karakter politik”.

“Dyshimet kanë filluar me raportin e Dick Martyt. Pretendimet e tij pjesërisht janë demantuar nga prokurori. Ajo që e ka njollosë më së shumti Kosovën kanë qenë këto pretendime. Njerëzit na kanë parë si kriminel. Dëmet kanë qenë të mëdha edhe të vazhdueshme”.

“Dhomat e Specializuara janë etiketuar edhe si raciste dhe të njëanshme. Mirëpo, ajo që është e sigurt, si jursist e them se kushdo që ka kryer krim duhet të përfundojë në burg. Si ai që ka pasë uniformë të UÇK-së ai ata që kanë qenë paramilitarë serbë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat