Mustafa e uron kryeministrin e ardhshëm britanik

Aktuale

Mustafa e uron kryeministrin e ardhshëm britanik

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Me rastin e zgjedhjes së Boris Johnsonit kryetar i Partisë Konservatore dhe njëkohësisht kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar, kryetari i LDK-së Isa Mustafa i dërgoi telegram urimi.

“Me gëzim të thellë morëm lajmin e përzgjedhjes së z. Boris Johnson Kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Partisë Konservatore të MB-së.

z. Johnson ka përshkruar një karrierë të gjatë e të suksesshme politike duke përfshirë deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, Kryetar i Londrës dhe Ministër i Punëve të Jashtme. z. Johnson dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar gjithnjë kanë përkrahur proceset shtetformuese, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe popullit të saj.

Kosova në përgjithësi dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në veçanti mirëpret zgjedhjen e z. Johnson Kryeministër të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Partisë Konservatore duke shpreh interesimin për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugëtimin tonë drejt integrimit euroatlantik”, ka thënë kryetari Mustafa në telegramin e urimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat