Publicisti i mirënjohur: Në asnjë rrethanë nuk do t’hyja në partitë që veprojnë në Kosovë

Aktuale

Publicisti i mirënjohur: Në asnjë rrethanë nuk do t’hyja në partitë që veprojnë në Kosovë

Nga: V.R Më: 23 korrik 2019 Në ora: 20:44
Partitë politike

Publicisti i njohur Liri Loshi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se vlerat që posedon si njeri, nuk përputhen me partitë që veprojnë në Kosovës, shkruan “Bota sot”.

Ai ka deklaruar poashtu se tash për tash, kjo shpërputhje vlerash është pengesë serioze që i’a lidh këmbë e duar dhe e ndalon hapin drejt angazhimit politik.

Postimi plotë i tij:

Dua të hyj në politikë, por e kam një problem parimor. Sistemi i vlerave që përfaqësoj si individ nuk përputhet me vlerat e asnjë partie që vepron sot në Kosovë. Njerëzit kanë të drejtë kur më thonë se vetëm duke qenë në politikë mund ta japë kontributin e vërtetë për ndryshimin e gjendjes dhe për zgjidhjen e shumë peoblemeve që na shqetësojnë të gjithëve bashkë, por nuk e shoh si reale pritjen për një ndryshim të programeve, apo të mënyrës së funksionimit të partive politike, vetëm që ato ta plotësojnë kushtin tim për t’u bërë pjesë e tyre. Më afër logjikës është që ato të mund të udhëtojnë pa mua, sesa t’u nënshtrohen kërkesave të mia. Por, as unë nuk mund të lejoj që ato të m’i ndryshojnë parimet dhe vlerat, në të cilat unë besoj. Sinqerisht, ky nuk është problem i vogël dhe dua ta bëj të qartë para të gjithë atyre që më kanë sugjeruar dhe kanë shprehur mbeshtetjen e tyre tash e një kohë të gjatë që të marr përgjegjësi politike, se unë kam vullnetin e plotë që qysh sot t’i kthehem vendit tim dhe të jem në shërbim të aplikimit në praktikë të ideve dhe vlerave të mia. Thjeshte, përveç aspektit parimor, nuk ka asnjë pengesë tjetër, subjektive, apo objektive. Por, tash për tash, kjo shpërputhje vlerash është pengesë serioze që m’i lidh këmbë e duar dhe ma ndalon hapin tim drejt angazhimit politik. Shumë njerëz kanë hyrë në politikë për ta ndryshuar atë, por ka ndodhur rrafsh e kundërta, që politika t’i ketë ndryshuar ata! Nuk mund të lejoj që e njëjta gjë të ndodh edhe me mua!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat