Ambasadorja e Vullnetit të Mirë udhëton drejt SHBA-së për samitin e të drejtave të njeriut

Aktuale

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë udhëton drejt SHBA-së për samitin e të drejtave të njeriut

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 07:36
Foto

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në samitin më të madh global të filantropisë, paqes dhe të drejtave të njeriut Nexus Global Summit të OKB-së i cili zhvillon punimet nga data 25 deri më 28 korrik në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Ambasadorja Shala në sesionin kryesor plenar të këtij samiti para rreth 600 pjesëmarrësve nga mbarë bota me kërkesë të organizatorëve, do të shpalos krimet e kryera nga ana e Serbisë gjatë luftës në Kosovë, rolin e komunitetit ndërkombëtar në krijimin e paqes në vend, dhe progresin që ka shënuar Kosova në fusha të ndryshme 20 vite pas luftës. 

Theks të veçantë në fjalimin e saj do të ketë edhe çështjen e të zhdukurve dhe viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ndër të tjera në margjina të këtij samiti, Shala do të jetë pjesë edhe e sesionit  të veçantë të organizuar nga OKB për të diskutuar mbi temën “Ngacmimi seksual dhe eliminimi i dhunës dhe ngacmimit në vendin e punës” bashkë me zyrtarët më të lartë të agjencive të ndryshme të OKB-së.

Pas përfundimit të punimeve të samitit, vizitën e saj në Nju Jork do ta vazhdojë me takime individuale me përfaqësuesen e posaçme për rininë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Konsullatën e Kosovës në Nju Jork dhe takime të tjera.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat