Flasin nga AAK-ja, tregojnë a do të shkojnë në zgjedhje me koalicion parazgjedhor

Aktuale

Flasin nga AAK-ja, tregojnë a do të shkojnë në zgjedhje me koalicion parazgjedhor

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 07:52
Ahmet Isufi nga AAK,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës  (AAK), thekson se është e gatshme për zgjedhje. Kjo parti ka thënë se në zgjedhje do të shkojë e vetme si subjekt.

Ahmet Isufi nga AAK, ka thënë se janë në konsultime brenda partisë nëse mund të ketë koalicione parazgjedhore.

“Jemi në konsultime brenda partisë, dhe fillimisht disponimi është që në zgjedhje të shkohet vetëm si subjekt. Megjithatë mund tē ketë interesime për koalicione parazgjedhore, por që njëherë pritet të shpallet data e zgjedhjeve, pastaj të bëhen konsultimet konkrete”, ka thënë Isufi.

I pyetur nëse AAK ka ndonjë vijë të kuqe për partitë, Isufi ka thënë se kanë qenë bashkëpunues me të gjitha.

“Ne kemi qenë bashkëpunues me të gjitha partitë politike qoftë në koalicion, por edhe me partitë në opozitë dhe Aleanca ka pasur një qasje korrekte ndaj tyre. Në të ardhmen do të qartësohen më mirë pozicionet e partive politike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se kryeministri Ramush Haradinaj, njëherësh kryetar i kësaj partije ditë më parë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit.

Arsyeja e dorëheqjes së tij është ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë në cilësinë e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat