Krasniqi flet pas intervistimit: Përmbusha obligimin ligjor

Aktuale

Krasniqi flet pas intervistimit: Përmbusha obligimin ligjor

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 08:08
Jakup Krasniqi

(E plotësuar) - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, tha se me paraqitjen e tij në Hagë ka kryer një obligim ligjor.

Krasniqi nuk ka dashur të zgjatet më shumë para gazetarëve, duke thënë shkurt se respektoi fetsën që i është bërë.

“Ne e krym një obligim që e kemi pasur ligjor, besoj që e krym detyrën dhe obligimet që i kemi konfom ligjeve që janë në fuqi”, deklaroi shkurt ai.

Ndryshe, jashtë ambienteve të Gjykatës po e priste bashkëpartiaku i tij, Bilall Sherifi, me të cilin edhe janë larguar.

Përfundon intervistimi i Jakup Krasniqit nga Specialja

Ka përfunduar intervistimi nga Specialja i ish-zëdhënësit të Shtabit të UÇK-së, Jakup Krasniqi. Ky i fundit nuk ka bërë të ditur në çfarë cilësed është ftuar nga Specialja.

Intervistimi i tij ka zgjatur rreth një orë, pasi që është raportuar se i njëjti do të mbrohet në heshtje.

Në heshtje pritet të mbrohet edhe kryeministri në largim i vendit, Ramush Haradinaj i cili tashmë veç ka hyrë brenda objektit të Prokurorisë së Specializuar.

***

Jakup Krasniqi sot po qëndron në Hagë. Ish-zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi sot është duke u intervistuar nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar, deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.

“Tani ka hy brenda”, ka thënë shkurt Sherifi.

Krasniqi nuk e ka bërë të ditur së në çfarë cilësie është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sot nga Specialja do të intervistohet edhe kryeministrit në dorëheqje, Ramush Haradinaj. 

***

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë.

Ftesa për t’u intervistuar bëri që Haradinaj të dorëhiqet nga pozita e shefit të ekzekutivit kosovar.

Po ashtu, edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot do të paraqitet tek e njëjta prokurori e cila vepron në Hagë.

Të dy ish-liderët e UÇK-së udhëtuan dje drejt Holandës.

Ndërsa, pak para nisjes drejt Hagës, Haradinaj tha se po udhëton për t’u intervistuar nga Dhomat e Posaçme në Hagë si qytetar i Republikës së Kosovës.

Haradinaj shtoi se me nder ka mbrojtur të drejtën tonë, dje, sot dhe do ta mbrojë gjithmonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat