Djali i Fatmir Limajt për Jakup Krasniqin: Gjithmonë sy patrembur e krenarë

Aktuale

Djali i Fatmir Limajt për Jakup Krasniqin: Gjithmonë sy patrembur e krenarë

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 12:36
Durim Limaj, Jakup Krasniqi dhe Sherif Bilalli

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, është intervistuar sot në Gjykatën Speciale.

Ai pas intervistimit, ka thënë se ka kryer obligimin ndaj ftesës që i është bërë.

“Ne e kryem një obligim që e kemi pasur ligjor, besoj që e kryem detyrën dhe obligimet që i kemi konfom ligjeve që janë në fuqi”, ka deklaruar Krasniqi.

Krasniqin në Hagë e ka shoqëruar bashkëpartiaku i tij, Bilall Sherifi dhe djali i Fatmir Limajt, Durimi, përcjell Bota sot.

“Sy patrembur e krenarë. Gjithmonë!”, ka shkruar në një postim në Facebook, Durim Limaj./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat