Thirrje LDK-së: Shpërndajeni Kuvendin, mos e pritni VV-në e kapur dhe Veseli dhe Limaj

Aktuale

Thirrje LDK-së: Shpërndajeni Kuvendin, mos e pritni VV-në e kapur dhe Veseli dhe Limaj

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 13:34
LDK në Kuvendin e Kosovës

Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhevat Rexhaj, ka thënë se kjo parti duhet të thërras seancë për të shpërndarë Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk duhet të pres Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas Rexhajt, ata janë të “kapur nga Kadri Veseli dhe Fatmir Limaj”, përcjell Bota sot.

“LDK-ja duhet thirrë seancë Kuvendi, për me u shpërnda. Mos e pritni VV-në se janë të kapur nga K. Veseli e F. Limaj...”, ka shkruar Xhevat Rexhaj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat