E konfirmon ministri serb- Prej taksës kemi pësuar dëme prej 260 milionë euro

Aktuale

E konfirmon ministri serb- Prej taksës kemi pësuar dëme prej 260 milionë euro

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 14:54
Rasim Ljajiç

Serbia ka pësuar dëme prej 260 milionë euro deri më tani nga rritja e taksave nga ana e shtetit të Kosovës mbi të gjitha produktet që prodhohen në Serbi.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Tregtisë në Serbi, Rasim Ljajiç.

Shuma do të vazhdojë të rritet pasi që edhe kur të hiqet taksa, kompanive serbe do iu duhet kohë që të kthehen në tregun e Kosovës.

“Vendet tjera kanë zënë vendin tonë posa u erdhi rasti”, ka thënë Ljajiç.

Me datën 21 nëntor qeveria e Kosovës kishte rritur taksat mbi të gjitha produktet e Serbisë dhe Bosnjës në 100% nga 10% që e kishte vënë më herët atë muaj. Lëvizja ishte vënë për të mbrojtur sovranitetin e shtetit të Kosovës. Ajo u vë pasi që Serbia ndikoi në mospranimin e Kosovës në disa organizata ndërkombëtare si Interpoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat