Eksperti amerikan: Vjosa Osmani, duhet të jetë kandidate për kryeministre të Kosovës?!

Aktuale

Eksperti amerikan: Vjosa Osmani, duhet të jetë kandidate për kryeministre të Kosovës?!

Nga: A.Zh Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:34
Vjosa Osmani

Kosova do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Haradinaj është dorëhequr të premten e kaluar, pasi ka marrë ftesë për intervistim në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale.

E tashmë kanë nisur të qarkullojnë emrat e kandidatëve të mundshëm për kryeministër të ri të Kosovës.

Një koment për zgjedhjet e reja e ka dhënë edhe profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, përcjell Bota sot.

Ai ka krijuar një sondazh në faqen e tij në Facebook, duke pyetur ndjekësit e tij, nëse ata “pajtohen që Vjosa Osmani, duhet të jetë kandidate për kryeministre të Kosovës”.

“A pajtoheni që Vjosa Osmani, duhet të jetë kandidate për kryeministre të Kosovës”, ka pyetur eksperti amerikan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat