“Presidenti qenka rikthyer në PDK, presidencën po ia bartka Kadri Veselit”

Aktuale

“Presidenti qenka rikthyer në PDK, presidencën po ia bartka Kadri Veselit”

Nga: G.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:36
Hashim Thaçi, Ismail Syla dhe Bekim Çollaku

Këshilltari i presidentit Thaçi, Ismail Syla, ka publikuar një foto bashkë me presidentin dhe Bekim Çollakun në bjeshkë, teksa të tre bëjnë simbolin e PDK-së.

Pas kësaj ka reaguar Ismet Kryeziu nga KDI, i cili ka thënë se duket se presidenti qenka rikthyer në PDK dhe presidencën po ia bartka Kadri Veselit, përcjell Bota sot.

“Kjo foto ku presidenti identifikohet me simbol të PDK-së rritë spekulimet dhe teoritë konspirative”, ka shkruar Kryeziu.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Presidenti po duket qenka rikthyer ne PDK, edhe presidencen po ja bartka kryetarit te kuvendit Kadri Veseli?
Kjo foto ku presidenti identifikohet me simbol te PDK-se rrite spekulimet dhe teorite konspirative?

P.s nese keshilltari i tij se ka nxjerrur kete foto te sotme nga arkivat.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat