Haxhiu tregon kusht do t’i fitojë zgjedhjet

Aktuale

Haxhiu tregon kusht do t’i fitojë zgjedhjet

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:40
Teuta Haxhiu

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka reaguar pas kritikave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hotit ndaj koalicionit PAN, duke thënë se fitorja e AAK-së në zgjedhjet e ardhshme është e pa diskutueshme, andaj edhe e drejta për ta zgjedhur partnerin qeverisës do t’i takojë pikërisht kësaj partie.

Ajo një postim në Facebook shkruan se ata që po proklamojnë gjepura dhe po fyejnë kryeministrin në dorëheqje Ramush Haradinaj e kanë të qartë se kush do të fitojë në zgjedhje.

“Prandaj, edhe vajtimet e Avdullah Hotit po e tregojnë pafuqinë e tij edhe brenda LDK-së, e lëre më për Kosovën”, përfundon deputetja Haxhiu.

Shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti sot akuzoi PAN duke e quajtur qeveri e zhvatjes së buxhetit, izolimit të lidershipit të Kosovës dhe dështimit të diplomacisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat