Vulin: Ushtria e Serbisë po armatoset në të gjitha segmentet e saja

Aktuale

Vulin: Ushtria e Serbisë po armatoset në të gjitha segmentet e saja

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:41
Foto ilustrim

Njësitë speciale të Serbisë janë të gatshme dhe të trajnuara për t'iu përgjigjur të gjitha kërcënimeve të sigurisë.

Kështu tha sot ministri i Mbrojtjes Aleksandar Vulin gjatë vizitës që i bëri Batalionit të Parashutistëve 63 të Brigadës së Posaçme në Kazermën e Nishit.

Pasi vizitoi stërvitjet, ministri serb vuri në dukje se Ushtria e Serbisë po përgatitet, armatoset dhe po fuqizohet në të gjitha segmentet e saja.

"Brigada jonë speciale është një nga pjesët më të rëndësishme të ushtrisë dhe ajo e cila duhet të përgjigjet ndaj goditjeve dhe t’iu kundërpërgjigjet kërcënimeve terroriste, por edhe për të ruajtur njerëzit tanë kudo që është e nevojshme" tha Vulin.

Siç tha ai, Ushtria e Serbisë, në përputhje me urdhrat dhe udhëzimet e Komandantit Suprem, presidentit Aleksandar Vuçiq, i kushton vëmendje sidomos njësive speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat