Pacolli pret lirimin e shpejtë të ish-pjesëtarit të UÇK-së

Aktuale

Pacolli pret lirimin e shpejtë të ish-pjesëtarit të UÇK-së

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:54
Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, njëherësh shef i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, pret që së shpejti Maqedonia e Veriut të lirojë ish-pjesëtarin e UÇK-së Tomor Morinën, i cili u ndalua sot pas flet-arrestit nga Serbia.

Ai ka bërë të ditur se janë në kontakt të ngushtë me autoritetet e Maqedonisë Veriore për të siguruar lirimin e Tomor Morinës. 

“Urdhër-arrestet politike të Serbisë kundër luftëtarëve të lirisë së UÇK-së nuk kanë kuptim dhe as bazë ligjore dhe thjesht bazohen në arsye politike.  Ne besojmë se së shpejti lirimi i tij do të ndodh dhe kështu edhe kthimi i tij tek familja e tij.  Kosova dhe Maqedonia Veriore kanë miqësi të ngushtë dhe partneritet dhe si partnerë ne do ta zgjidhim këtë çështje. Tomori do të lirohet shpejt”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat