Deçani beson në pastërtinë e luftës së Haradinajt

Aktuale

Deçani beson në pastërtinë e luftës së Haradinajt

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 20:26
Ramush Haradinaj

Ish-luftëtarët të cilët edhe e kishin komandant Ramush Haradinajn, nuk po pajtohen me ftesën e speciales. Sipas tyre, Haradinaj ka bërë luftë të pastër dhe ka qenë prijës për liri. Madje, ata theksojnë se ballafaqimi i Haradinajt me drejtësinë edhe njëherë tjetër, është mjaft i vështirë.

Mu në qendër të qytetit valon flamuri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nën emblemën e kësaj organizate, shumë persona vdiqën, të tjerë u plagosën, duke luftuar në zonën e Dukagjinit, për tu çliruar nga okupatori serb.

E këta luftëtarë ishin nën komandën e Ramush Haradinajt, tani kryeministër në dorëheqje.

Prandaj për deçanasit, ballafaqimi i Haradinajt me drejtësinë edhe njëherë tjetër, është mjaft i vështirë.

Ali Geci, pjesëtar i luftës në këtë zonë, thotë se lufta e Haradinajt ishte më e pastërta.

Personalitetin e tij e përshkruan përmes një rasti.

Sipas Gecit, ftesat nga Gjykata Speciale janë padrejtësi, pasi sipas tij, lufta e UÇK’së ishte e pastër.

Figura e Haradinajt gjendet edhe në zyrën e Shoqatës të Invalidëve në Deçan.

Për ta, Haradinaj nuk mund të njolloset njëjtë si edhe lufta për liri në këtë anë.

Sipas Muharrem Gacaferit, kjo ftesë nga Gjykata Speciale mund të ketë konotacion politik.

Ndërkohë, në pafajësinë e Ramush Haradinajt, që është shpallur i pafajshëm dy herë të tjera nga drejtësia ndërkombëtare, beson edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Këtë bindje e kanë edhe qytetarët.

Ramush Haradinaj është intervistuar gjatë ditës në Hagë, nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat