Shukri Buja u morë në pyetje nga Gjykata Speciale për rreth tri orë

Aktuale

Shukri Buja u morë në pyetje nga Gjykata Speciale për rreth tri orë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 21:54
Shkuri Buja

Avokati i Shukri Bujës, Taulant Hodaj, ka thënë se Gjykata Speciale është shumë e mbyllur për informacione ndaj publikut dhe informatat për lista të atyre që mund të ftohen për intervistim janë spekulime.

Hodaj, në një lidhje direkte nga Haga për Dukagjinin, ka thënë se Shukri Buja është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale për rreth tri orë.

Ai ka thënë se gjithçka ka shkuar mirë dhe sjellja e Gjykatës ka qenë shumë korrekte, për çka, sipas tij, Kosova duhet të merr shembull.

Avokati mbrojtës i Bujës, i cili edhe në të kaluarën ka marrë pjesë në procese gjyqësore, ka thënë se emrat e gjyqtarëve të Speciales janë publikë dhe mund të shikohen nga të gjithë.

Ai ka thënë se aty ka gjyqtarë shumë të përgatitur që vijnë nga institucionet më të njohura si Harward apo universitetet tjera “top”.

“Ka njerëz të jashtëzakonshëm që janë tepër profesionistë. Spacialja nuk është absolutisht ‘Fake News’. Në bazë të analizave të mia dhe profileve ku kanë punuar më herët këta njerëz janë të nivelit të lartë”.

I pyetur për emrat tjerë të mundshëm që mund të jenë target i Gjykatës Speciale, Hodaj ka thënë se deri më tani kanë dalë lista spekulative me emra por sipas tij spekulime që mund të kenë një bazë mund të jenë emrat e përmendur në raportin e Dick Marty.

Avokati ka thënë se kanë vendosur të mos tregojnë asgjë në lidhje me intervistën e Shukri Bujës pasi kjo do të jetë një strategji e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat